Për Ne
Jetëshkrim i shkurtër i znj. Valbona Gërlica
Valbona Gërlica u lind në Lushnje, Shqipëri, në vitin 1970. Ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë dega gjermanisht të Universitetit të Elbasanit, ndërsa më pas, në vitin 1999, ka marrë pjesë në Ferienkurs für deutsche Sprache und Kultur in der OBERSTUFE teilgenommen në universitetin “Karl von Ruprecht” në Heidelberg, për të vazhduar me diplomimin si juriste në vitin 2008, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2009, znj. Gërlica përfundoj studimet master në Universitta Cattolica del “Sacro Cuore” Milano Master “Deutsch für die Kommunikation im Bereich der Wirtschaft” (Gjermanisht për komunikim në fushën e ekonomisë).
Karriera e znj. Gërlica filloi në vitin 2000 si Redaktore, Përkthyese në Komandën Gjermane të KFOR në Prizren. Në vitin 2009, znj. Gërlica punësohet si Juriste e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve, kurse pas një viti, nga viti 2010, ka nisur punën edhe si Lektore e jashtme e gjuhës gjermane në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kurse në vitin 2012 filloj punën si përkthyese zyrtare Ministrisë së Drejtësisë ALB.
Në vitin 2014, znj. Gërlica u licensua si Notere.
Znj. Gërlica ka kryer shumë kualifikime plotësuese. Në vitin 2011 ka marrë titullin Avokate, kurse në vitin 2001 ka marrë titullin Përkthyese e Përhershme për Gjuhën Gjermane e Shqipe dhe anasjelltas (Vendim Gjykate e Qarkut Prizren, Kosovë)
Shqipja është gjuhë amëtare, ndërsa flet tri gjuhë të huaja: gjuhën gjermane, italiane dhe angleze.
Valbona Gërlica
Saktësia dhe korrektësia janë prioriteti im!
Notere dhe përkthyese e licensuar!
Shërbime të besuara noteriale në një mjedis miqësor dhe profesional.
Për të rritur besueshmërinë e një marrëveshjeje ose një dokumenti, është i nevojshëm noterizimi. Valbona Gërlica ofron këshilla dhe zgjidhje ligjore efikase, me kosto efektive dhe profesionale: nga certifikimi dhe vërtetimi i dokumenteve, te testamentet dhe kontratat.
Valbona Gërlica është përkthyese zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë për gjuhën gjermane.
Nuk ndodheni në Shqipëri? Nuk ka problem! Ne mund t’ju ndihmojmë kudo që të jeni në Kosovë, Gjermani ose kudo tjetër në botë.
Miqësor
Me përvojë
Të besueshëm
Lehtë dhe thjeshtë
Çmime të drejta
Pa telashe
Jo tarifa të fshehura
Adresa e zyrës
*Në dispozicion nga ora 8 e mëngjesit deri në 17:00, shtatë ditë në javë.