Home » Për Ne

Për Ne

Jetëshkrim i shkurtër i znj. Valbona Gërlica

Valbona Gërlica u lind në Lushnje, Shqipëri, në vitin 1970. Ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë dega gjermanisht të Universitetit të Elbasanit, ndërsa më pas, në vitin 1999, ka marrë pjesë në Ferienkurs für deutsche Sprache und Kultur in der OBERSTUFE teilgenommen në universitetin “Karl von Ruprecht” në Heidelberg, për të vazhduar me diplomimin si juriste në vitin 2008, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 2009,  znj. Gërlica përfundoj studimet master në Universitta Cattolica del “Sacro Cuore” Milano Master “Deutsch für die Kommunikation im Bereich der Wirtschaft” (Gjermanisht për komunikim në fushën e ekonomisë).

Karriera e znj. Gërlica filloi në vitin 2000 si Redaktore, Përkthyese në Komandën Gjermane të KFOR në Prizren. Në vitin 2009, znj. Gërlica punësohet si Juriste e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve, kurse pas një viti, nga viti 2010, ka nisur punën edhe si Lektore e jashtme e gjuhës gjermane në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kurse në vitin 2012 filloj punën si përkthyese zyrtare Ministrisë së Drejtësisë ALB.

Në vitin 2014, znj. Gërlica u licensua si Notere.

Znj. Gërlica ka kryer shumë kualifikime plotësuese. Në vitin 2011 ka marrë titullin Avokate, kurse në vitin 2001 ka marrë titullin Përkthyese e Përhershme për Gjuhën Gjermane e Shqipe dhe anasjelltas (Vendim Gjykate e Qarkut Prizren, Kosovë)

Shqipja është gjuhë amëtare, ndërsa flet tri gjuhë të huaja: gjuhën gjermane, italiane dhe angleze.

Valbona Gërlica

Saktësia dhe korrektësia janë prioriteti im!

Notere dhe përkthyese e licensuar!

Shërbime të besuara noteriale në një mjedis miqësor dhe profesional.

Miqësor

Me përvojë

Të besueshëm

Lehtë dhe thjeshtë

Çmime të drejta

Pa telashe

Jo tarifa të fshehura

Adresa e zyrës

Kontakti

Telefoni

E-mail: